E dhimbshme: Ky është 18-vjeçari që vdiq tragjikisht në Mitrovicë NULL NULL 23.02.2026 11:04 23.02.2026 11:04 Arlind Rrudhani është 18-vjeçari që u dërgua pa shenja jete mbrëmjen e së dielës në Spitalin e Mitrovicës. Ai u transportua nga Kçiqi për në spital, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetojë, transmeton Klankosova.tv. Familjarët e të ndjerit kanë shkruar për vdekjen dhe humbjen e madhe që kanë pësuar, derisa kanë bërë të ditur se më i dashuri i tyre do të varroset në fshatin Rashan këtë pasdite. Rastin e rëndë për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Mitrovicën e Jugut, Avni Zahiti. “Është raportuar se një person mashkull, rreth 18-vjeçar, është sjellë pa shenja jete në Spital. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit. Rasti është iniciuar dhe po hetohet si ‘Hetim mbi vdekjen’”. Një 18 vjeçar nga Kçiqi dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Mitrovicës