E dënoi policia pse e pastroi katundin?! (VIDEO) NULL NULL nga Florentina Hoti 20.04.2026 20:27 nga Florentina Hoti 20.04.2026 20:27 Milazim Berisha nga fshati Volljakë e Klinës, kalon ditët duke mbledhur mbeturinat nëpër rrugët e fshatit të tij. Këtë inciativë, thotë se e nisi pasiqë një gjë të tillë e pa në ëndërr. Vetëm që ta sheh fshatin të pastër, 52-vjecari thotë se e bën për gati 10 vjet këtë punë në mënyrë vullnetare. Por, ai ka rrëfyer një problem që i ka ardhur si pasojë e veprimeve të tij për pastrimin e fshatit, si dhe një gjobë e ka marrë nga Policia e Kosovës. Kjo për arsyen se kur kishte mbledhur bërllokun në gjithë fshatin e kishte renditur 45 thasë që kompania e mbeturinave t’i marrë. Mirëpo, gjatë natës, dikush i kishte prekur ata thasë dhe kishte shpërndarë gjithë mbeturinat e mbledhura nga ai. Me inat të atij veprimi, 52-vjecari kishte telefonuar disa zyrtarë komunalë, mirëpo sipas tij, askush nuk i ishte përgjigjur. Si shenjë revolte se pse kompania e pastrimit nuk i kishte marrë ato mbeturina, Berisha i kishte rreshtuar ato në mes të rrugës, përgjatë vijave të bardha, por që më pas, për këtë veprim ishte gjobitur nga Policia, në shumë prej 30 eurosh. Sipas tij, kryeplaku i fshatit kishte marrë përgjegjësinë që të paguajë atë gjobë, i cili edhe e ka vlerësuar shumë kontributin e Berishës për mjedisin. Për më shumë, ndiqeni emisionin e plotë: