E bullizuar për shkak të peshës së saj, e dashura e futbollistit të Arsenalit fshin të gjitha fotot nga Instagrami NULL NULL 26.04.2024 09:52 26.04.2024 09:52 Lauren Fryer, e dashura e futbollistit anglez të Arsenalit, Declan Rice ka larguar të gjitha fotografitë nga rrjeti i saj social, Instagram, shkruan The Sun, përcjell Klankosova.tv Ky vendim i Fryer, erdhi pasi e njëjta po bullizohet për shkak të peshës së saj. “Ti je e shëndoshë”, “Mund të kishe zgjedhur më mirë”, janë disa nga komentet që e çuan atë ta marrë vendimin drastik. Mesfushori i Arsenalit ka fshirë edhe fotot e çiftit nga llogaria e tij. Rice dhe Fryer njihen që në shkollë dhe janë bashkë tash e tetë vjet. Çifti ka një jetë private të rezervuar dhe një djalë të quajtur Jude, i lindur në vitin 2022. Në rrjetet e tyre sociale herë pas here shfaqeshin imazhe normale të jetës familjare, në restorant apo pushime.