Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

E bronzta Fazliu: Majlindën e kam pasur afër edhe kur nuk kam qenë mirë

NULL NULL
30.07.2024 19:13

Fituesja e medaljes së bronztë, xhudistja kosovare Laura Fazliu, është shprehur tejet e lumtur për suksesin e arritur.

Ajo e ka falënderuar trajnerën e saj Majlinda Kelmendin, duke thënë se kjo e fundit i ka qëndruar gjithmonë afër.

“Majlindën e kam pas gjithmonë afër, edhe në momentet kur nuk kam qenë mirë Majlindën e kam pas në krah dhe afër .Për Tonin është edhe medalja e pestë olimpike sot”, tha ajo në një intervistë për RTK-në transmeton Klankosova.tv

Fazliu tha se do të punojë edhe më shumë për olimpiadën e ardhshme.

“Do të punojë shumë, pse jo të realizoj ëndrrën dhe të bëhëm kampione olimpike edhe ne olimpiaden e vitit 2028”, tha xhudistja e bronztë.

23-vjeçarja nga Mitrovica e mposhti kroatën Katarina Kristo, në Golden Score.

Kristo mori tri shido gjatë luftës duke e humbur ndeshjen me Fazliun.

Kjo ishte hera e parë që ajo mori pjesë në një olimpiadë.

E bronzta, ishte medalja e pestë në Lojëra Olimpike që arritën xhudistët e Kosovës.

Paraprakisht, Distria Krasniqi, në LO “Paris 2024” e rrëmbeu të argjendtën.

Derisa në dy olimpiadat e fundit, Kosova i mori tri medalje të arta.

Në “Rio 2016”, Majlinda Kelmendi ishte protagonistja, kurse në “Tokyo 2020” por që u mbajt një vit më vonë për shkak të pandemisë, me të artën u stolisën, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova./ Klankosova.tv

lajme të ngjashme