Dyshohet se u përhap nga sanduiçët, 86 persona në Britani të shtritë në spital nga E.coli NULL NULL 21.06.2024 13:31 21.06.2024 13:31 Të paktën 86 persona u shtruan në spital për simptoma të E. coli që mendohet se u përhapen nga disa sanduiçe të para-paketuar që përmbanin marule, kanë konfirmuar zyrtarët shëndetësorë . Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar thotë se rastet janë ngadalësuar, por janë regjistruar 45 infeksione të tjera, duke e çuar totalin në 256. Rreth 60 produkte janë tërhequr nga raftet e supermarketeve ditët e fundit si masë paraprake. Por të gjitha rastet e konfirmuara zhvilluan simptoma para 31 majit. Që nga e marta, rastet e konfirmuara të E. coli përfshijnë: 168 në Angli, 56 në Skoci, 29 në Uells dhe tre në Irlandën e Veriut, njofton BBC, transmeton Klankosova.tv E-coli janë një grup i larmishëm bakteresh që normalisht jetojnë në zorrët e njeriut dhe të kafshëve. Simptomat zakonisht zgjasin disa ditë për t’u zhvilluar dhe mund të përfshijnë: diarre që mund të jetë me gjak, ngërçe në stomak, ethe dhe të vjella, transmeton Klankosova.tv