Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dyshohet se u dhunua një i burgosur në Dubravë, nga dy persona të tjerë

NULL NULL
27.11.2024 17:54
paraburgim
Foto: Arkiv

Në burgun e Dubravës dyshohet se është dhunuar seksualisht një i burgosur i moshës 20-vjeçare, nga dy të burgosur të tjerë.

Për Klankosova.tv, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë,  Shkodran Nikçi, ka pohuar se rasti në fjalë ka ndodhur javën e kaluar, por u raportua pas disa dite.

“Rasti ka ndodhur javën e kaluar, është raportuar këto ditë. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia, ndërsa prokurori i shtetit ka kërkuar që të kryhet ekzaminimi mjekësor. Jemi në pritje të raportit për të ndërmarrë veprime të mëtejshme”, ka thënë Nikçi.

Nikçi ka shtuar se rasti është iniciuar si vepër penale “Dhunim”. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme