Dyshohet se një 22-vjeçar bartte me vete granatë dore në Prizren, ishte i njohur për policinë NULL NULL 05.12.2024 08:31 05.12.2024 08:31 Foto nga Arkiva; Të mërkurën pasdite, rreth orës 13:35, në një lokal në qendër të Prizrenit, policia është njoftuar se një person në xhaketën e tij po bartte një granatë dore. Policia është aktivizuar dhe ka arritur ta arrestojë një 22-vjeçar, njofton Klankosova.tv. Këto detaje për emisionin “Ora Shtatë”, i dha gazetari korrespodent Nuhi Salihu. Sipas policisë, në vendin e ngjarjes ka dalë dhe Prokurori i Shtetit, e për rastin është njoftuar edhe Forca e Sigurisë së Kosovës. Po ashtu, policia ka bërë të ditur se i dyshuari ka qenë i njohur për organet e rendit.