Dyshohet për vrasjen e një 56-vjeçari në Tiranë NULL NULL 12.01.2025 21:19 12.01.2025 21:19 Foto ilustruese. Policia e Shqipërisë. Dyshohet se një 56-vjeçar është vrarë me armë zjarri sonte pranë “Pallatit me Shigjeta” në Tiranë. Abcnews.al raporton se personi që dyshohet se është vrarë ka qenë në automjet kur është qëlluar me armë zjarri nga një motor. Bëhet e ditur se një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit apo të dyshuarve për këtë ngjarje./abcnews.al. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Zemaj: Përkundër sharjeve e linçimeve, kemi treguar shembull të demokracisë – presim fitoren 4 minuta më parë