Dyshohet për tentim vrasje në Drenas, viktima goditet me shkop në kokë NULL NULL 22.06.2025 09:53 22.06.2025 09:53 Fotografi ilustruese për Policinë e Kosovës. Një i mitur dyshohet se është goditur me shkop druri në kokë nga dy burra në Drenas. Sipas policisë, viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor pas lëndimeve të marra, transmeton Klankosova.tv. Ndër të tjera, organet e rendit rastin e kanë cilësuar si “vrasje në tentativë”. “Raportohet se viktima m/k ishte dërguar në tretman mjekësor në QMF Drenas e më pas në QKUK pasi që, i njëjti kishte lëndime nga goditja me shkop druri në kokë. Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona të dyshuar meshkuj K-Shqiptar dhe me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Jashari takohet me komandantin amerikan, theksohet performanca e dalluar e ushtarëve të FSK-së në SHBA 24 orë më parë
Kosova Shea për Klankosova.tv: Konflikti Izrael–Iran mund ta lërë Kosovën jashtë vëmendjes ndërkombëtare 1 day