Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dyshimet për kurdisje në futbollin kosovar, përfshihet edhe Interpoli

NULL NULL
07.03.2023 18:15

Disa javë më parë opinioni futbolldashës në Kosovë u trondit, kur qarkulluan lajme se dyshohej për kurdisje të ndeshjeve në futbollin kosovar.

Tani në lidhje më këto kurdisje të dyshuara është përfshirë edhe Organizata ndërkombëtare që lufton krimin dhe dukuritë e tjera negative Interpol, e cila ka përfshirë këtë çështje në publikimin e fundit.

Mediet franceze ishin të parat që u morën me rastin, duke u thirrur në një raport të një organizate qeveritare të Francës, raporton boxscore, transmeton Klankosova.tv.

“Një skandal me trukime ndeshjesh tronditi turneun e kampionatit të futbollit të Kosovës. Bastvënësit  ishin të vendosur si në Kosovë ashtu edhe në Francë dhe aktiviteti i tyre i organizuar kriminal ishte hetuar për gati një vit”, thuhet në raport.

Ndryshe, skuadra kosovare që dyshohej ishte Llapi, teksa në lidhje me rastin është marrë edhe Prokuroria. /Klankosova.tv.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.