Dyshime për një të infektuar me Lijën e majmunëve në Kosovë (VIDEO) NULL NULL 03.06.2022 23:08 03.06.2022 23:08 Një burrë i moshës 60-vjeçare është shtrirë në Klinikën Infektive, mbi dyshimet se është i prekur me virusin Lija e majmunëve. Indikacioni që ka shtyrë këtë pacient ta ndalin dhe ta izolojnë është pasi ky qytetar ka ndryshime lëkurore, skuqje, një nga simptomat e Lijës së majmunëve, transmeton Klan Kosova. I dyshuari për virusin aktualisht është në një gjendje të mirë shëndetësore. Sipas burimeve të Klan Kosovës, mund të jetë edhe ndonjë lloj alergjie, ngaqë qytetari kryen punë bujqësore. ”Pra, bëhet fjalë vetëm për një rast të dyshuar, jo të konfirmuar”, ka sqaruar gazetarja Arbëreshë Uka në raportimin e saj nga Klinika Infektive. Klan Kosova mëson se i dyshuari, tashmë i izoluar, është nga rajoni i Prizrenit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Buxhovi: Serbia e ka shfrytëzuar vazhdimisht 'Vidovdanin' për të prodhuar nacionalizëm (VIDEO) 2 orë më parë
Kosova "Vidovdani", 17 të shoqëruar në polici - njëri shqiptar ndalohet për armëmbajtje pa leje 3 orë më parë