Dyshekët e gjumit për bebe të rrezikshëm për jetën e tyre NULL NULL 07.10.2017 13:30 07.10.2017 13:30 Disa tregtarë në Britani kanë ndaluar shitjen e dyshekëve pozicionues për gjumë të foshnjave, për shkaqe sigurie. Rregullatori i shëndetësisë në Britani ka thënë ato mund të shkaktojnë ndalimin e frymëmarrjes që rezulton me vdekje. Deri më tani këta dyshekë lidhen me 12 vdekje të foshnjave në Amerikë. Qëllimi i tyre është që të mbajnë bebet në një pozicion specifik përderisa janë në gjumë.