Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dy xhudistë gjeorgjianë përjashtohen nga Olimpiada

NULL NULL
31.07.2021 22:02

Dy atletë xhudistë gjeorgjianë janë përjashtuar nga Lojërat Olimpike “Tokio 2020” për thyerjen e protokolleve COVID-19, ka konfirmuar një zëdhënës nga Komiteti Olimpik Kombëtar Gjeorgjian.

Dy atletët shkelën protokollet duke u larguar nga Fshati Olimpik për të shkuar në një udhëtim të paautorizuar për ndonjë gjë interesante, shkruan marca, transmeton Klankosova.tv.

Atletët ishin Lasha Shavdatuashvili dhe Vazha Margvelashvili, të cilët kishin fituar medalje argjendi në kategoritë përkatësisht 73 kg dhe 66 kg.

Të dy lojtarët u larguan nga Fshati Olimpik të martën në mbrëmje para se të nisnin një turne rreth Tokios, në të cilin ata vizituan vende të tilla si Kulla e Tokios, sipas mediave lokale.

Për shkak të pandemisë koronavirus, të gjithë të përfshirë në Lojërat Olimpike të Tokios duhet t’i përmbahen protokolleve të rrepta për të parandaluar që turneu të bëhet një super-përhapës i COVID-19.

lajme të ngjashme