Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dy vjet nga ndryshimi i Kodit të Procedurës Penale, Kurti thotë se akoma s’po gjykohen krimet e luftës

NULL NULL
29.05.2021 18:18

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se sot janë mbushur dy vjet prej kur Kuvendi i Kosovës pati ndryshuar Kodin e Procedurës Penale, duke mundësuar kështu gjykimin në mungesë të kriminelëve të luftës.

Kurti thotë se 22 vjet pas luftës, e dy vjet pas këtij plotësim-ndryshimi, hetimi dhe gjykimi i krimeve të luftës ende mbetet çështje e heshtur e institucioneve dhe e sistemit të drejtësisë.

“Duke pasur prioritet adresimin e krimeve të kryera gjatë luftës, Qeveria jonë ka bërë sërish ndryshimet e nevojshme për të lehtësuar punën e institucioneve të drejtësisë për gjykimin në mungesë të kriminelëve të luftës”.

“Jemi duke punuar edhe në rritjen e numrit të prokurorëve brenda Prokurorisë Speciale. Ndërkaq, me themelimin e Institutit për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, do të kemi më në fund dokumentim të qartë e të plotë mbi krimet e Serbisë në vendin tonë”.

Në fund, Kurti është shprehur se Kosovës i nevojiten prokurorë aktivë e të mençur dhe gjykatës efikas e të ditur dhe se Kosova s’ka kohë për të humbur, transmeton klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.