Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dy vjeçari humb garën, shkoi ta përqafonte babain (FOTO)

NULL NULL
26.02.2017 22:50

Një dy vjeçar ka humbur garën në kopsht në një mënyrë jo fort të zakonshme.

Pas vrapimit që bëri, Imoh Umoren II, kur shkoi në “finish”, ai nuk e kaloi vijën, por e bëri atë që e kishte bërë gjatë ushtrimeve me të atin, transmeton Klan Kosova.

Aty ai u nisë drejt të atit për ta përqafuar për çka edhe humbi garën, ka treguar për ABC News, Imoh Umoren – babai i dyvjeçarit.

“Duhej që edhe unë të vrapoja me të në hapin e fundit”, ka treguar nigeriani.

“Natyrisht se do ta lë atë të fitojë. Kur ai hyri në ngjarjen kryesore supozoi se duhet ta bënte të njëjtën”, ka shtuar ai, duke treguar se gjatë ushtrimeve i biri në fund e përqafonte.

Ani pse veproi kështu, nuk mbeti krejt duarthatë, pasi zuri vendin e tretë në këtë garë.
dy

lajme të ngjashme