Dy viktima dhe 49 raste të reja me COVID-19 në vend NULL NULL 14.05.2021 15:03 14.05.2021 15:03 Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në vend njofton se gjatë 24 orëve të fundit dy persona kanë humbur jetën nga COVID-19. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 1 rast (55 vjeç), Vushtrri 1 rast (64 vjeç), njofton Klan Kosova. Gjatë 24 orëve të fundit nga COVID-19 janë infektuar 49 persona teksa janë shëruar 310 pacientë. Rastet pozitive janë nga komunat: Leposaviq 8 raste, Prishtinë 7 raste, Gjilan 4 raste, Lipjan 4 raste, Mitrovicë 4 raste, Vushtrri 4 raste, Ferizaj 3 raste, Prizren 3 raste, Drenas 2 raste, Fushë-Kosovë 2 raste, Gjakovë 2 raste, Obiliq 2 raste, Pejë 2 raste dhe me nga një rast komunat Klinë dhe Skenderaj.