Dy të vrarë dhe 14 të plagosur nga sulmet në Donetsk të Ukrainës - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dy të vrarë dhe 14 të plagosur nga sulmet në Donetsk të Ukrainës

NULL NULL
18.03.2023 21:36

Dy persona janë vrarë dhe 14 të tjerë janë plagosur në sulmet në Donetsk të Ukrainës.

Kështu ka bërë të ditur guvernatori i Donetskut, Pavlo Kyrylenko, i cili bëri të ditur se tre nga të plagosurit janë në gjendje kritike.

Ai bëri të ditur se trupat ruse kanë sulmuar shumë ndërtesa banime dhe raportohet se janë dëmtuar edhe disa makina, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.

“Forcat okupuese po luftojnë kundër popullatës civile, ato duhet të ndalen nga forca e ushtrisë ukrainase, nga përpjekjet e gjithë botës së qytetëruar”, ka shkruar Kyrylenko në Telegram.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.