Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dy të vdekur dhe një i zhdukur nga uragani në Greqi

NULL NULL
19.09.2020 16:24

Dy persona janë konfirmuar të vdekur dhe një tjetër është zhdukur pasi një stuhi e ngjashme me një uragan përfshiu Greqinë.

Qindra njerëz u bllokuan në ndërtesat e përmbytura ndërsa Cikloni Ianos, i njohur si një “medicane” (uragan mesdhetar), goditi zonat në veri të Athinës, njofton Klan Kosova.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka dërguar tre zyrtarë të lartë në rajonin qendror më të goditur.
Shërbimet e trenave që lidhin veriun dhe jugun e vendit janë ndërprerë.

Pamjet në mediat sociale treguan valë të mëdha nga plazhet në ishujt Jon të Kefalonia dhe Zakynthos të premten.

Fluturimet dhe shërbimet e trageteve u anuluan dhe turistët u këshilluan të qëndronin brenda.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.