Dy të rinjtë në gjendje të rëndë shëndetësore pas vetaksidentit në Pejë NULL NULL 02.07.2025 09:02 02.07.2025 09:02 Foto nga arkiva: Klinika Emergjente Një i vdekur dhe dy të lënduar është bilanci i një vetaksidenti që ka ndodhur në orët e para të së mërkurës në fshatin Treboviq të Pejës. Dy personat e lënduar janë dërguar për trajtim në QKUK, njofton Klankosova.tv. Lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore detaje ka dhënë drejtori Emergjencës Naser Syla. Syla deklaroi për Klankosova.tv se gjendja e tyre është e rëndë. “Janë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme. Dy të rinjtë janë në gjendje të rëndë. Të dy janë të varur nga aparaturat. Mjekimi i tyre do të vazhdojë në Intensivë”, deklaroi ai për Klankosova.tv. Ndërkaq, sipas policisë deri tek aksidenti dyshohet se ka ardhur deri sa automjeti ishte duke qarkulluar nё rrugën Pejё-Trestenik, me tё arritur nё fshatin Treboviq-Pejё, duke mos ju përshtatur kushteve tё rrugёs dhe shpejtёsisё, humb kontrollim mbi automjet dhe godet njё shtyllё tё betonit. Vetaksidenti me fatalitet në Treboviq të Pejës, policia jep detaje *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kandidati i parë shqiptar për kryetar të Cyrihut, Avdili: Shenjë e zhvillimit të komunitetit tonë në Zvicër 02/07/2025
Kosova "Fitore Pacolli postime të rreme", Demaku: Shqetësuese se si një deputete me lehtësi flet për mashtrim (VIDEO) 02/07/2025