Dy të rinj nga Zagrebi ekstradohen në Shqipëri NULL NULL 15.12.2019 10:54 15.12.2019 10:54 Dy persona janë ekstraduar në Shqipëri pas arrestimeve të tyre të kryera në Kroaci dhe Itali. Në një njoftim për mediat, policia thotë se nga Zagrebi u ekstradua Joland Bushati, 35 vjeç. Ai ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër ka vendosur revokimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për lirimin para kohe me kusht dhe vazhdimin e vuajtjes së dënimit për pjesën e mbetur për 3 vite e 8 muaj e 24 ditë burg. Ky vendim ka marrë formë të prerë me datë 4 Janar të këtij viti, për veprat penale ”Vjedhje me pasojë vdekjen” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhim e mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake”. Bushati, në bashkëpunim me një person tjetër grabitën me armë pasagjerët e linjës Bajram Curri-Lekbibaj, duke qëlluar për vdekje një punonjës policie. Ndërkohë nga Italia u ekstradua një 29-vjeçar i lindur në Bulqizë.Vladi Sinani alias Vladimir Sinani ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Dibrës e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burg për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike./tvklan.al/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.