Dy të plagosurit në atentatin ndaj Trumpit, jashtë rrezikut për jetën NULL NULL 14.07.2024 22:16 14.07.2024 22:16 Të pranishmit bëjnë kujdes pasi agresori gjuan me armë në mitingun e ish-presidentit Donald Trump në Butler, Pensilvani, më 13 korrik. Foto: Donna Hotz Dy të plagosurit në atentatin e të shtunës ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump, tani janë jashtë rrezikut për jetën. Kjo u bë e ditur kur policia e shtetit të Pensilvanisë dha një përditësim për gjendjen e tyre. Aty u tha se dy personat, të cilët më herët u raportua se ishin në gjendje kritike, tani janë në gjendje të qëndrueshme. Përditësimi vjen disa orë pasi viktima e vrarë në të shtënat u emërua si 50-vjeçari Corey Comperatore, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.