Dy të miturit shqiptar e serb përleshen për një qen, pësojnë lëndime NULL NULL 03.02.2023 22:36 03.02.2023 22:36 Policia në rajonin e Gjilanit, ka bërë të ditur se dy të mitur, një shqiptar e një serb, në fshatin Mogillë të Kllokotit kanë pësuar lëndime pas një përleshje fizike rreth një qeni. Sipas policisë, të dy të miturit kanë marrë tretman mjekësor, ku i mituri serb B.D., është dërguar për tretman mjekësor në Pasjan, kurse i mituri shqiptar L.E., pas ndihmës së parë të marrë në viti është dërguar në Spitalin Rajonal në Gjilan. “Policia është duke e trajtuar këtë rast në koordinim me prokurorin e shtetit”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Insistimi për votimin “tinëzar”, Kajtazi: Kurti i do votat e Listës Serbe për Haxhiun (VIDEO) 30/06/2025
Kosova “Uniforma të grisura, antiplumba të huazuar – Policia e Kosovës në krizë logjistike” (VIDEO) 30/06/2025