Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dy të lënduar si pasojë e një aksidenti mes një motoçiklisti dhe një biçiklisti

NULL NULL
27.06.2025 22:27
Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Dy persona janë lënduar si pasojë e aksidentit mes një motoçiklete dhe një biçiklete.

Lajmin për Klankosova.tv e konfirmoi Driton Rugova, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë.

I njëjti tha se të lënduarit po marrin tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.

“Sot rreth orës 21:45, policia është njoftuar për një aksident trafiku, i cili ka ndodhur në rrugën ‘ Bekim Berisha Abeja’ në Pejë”.

“Në këtë aksident ishin të involvuara një motoçikletë dhe një biçikletë, si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore të njëjtit janë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, për tretman mjekësor”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.