Dy të lënduar nga përplasja e trenit me një automjet në Drenas NULL NULL 19.12.2025 15:51 19.12.2025 15:51 Foto ilustruese Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes trenit dhe një automjeti në fshatin Shtrubullovë të Drenasit. Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës, tha për Klankosova.tv se të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor, derisa me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. “Rreth orës 13:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Shtrubullovë në Drenas. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit, dy persona janë lënduar të cilat kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal”, thuhet në konfirmim.