Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dy të lënduar nga një aksident në Ferizaj mes dy veturave

NULL NULL
31.03.2024 21:49
Policia
Foto: Ilustruese

Dy persona janë lënduar sot si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj.

Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Kanun Veseli, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Ferizaj.

Sipas tij, në aksident të përfshira janë dy vetura, njëra me targa vendore dhe tjetra me targa të huaja.

“Veç dëmeve të shkaktuara materiale në dy veturat, lëndime trupore kanë pësuar dy shoferët, të cilët janë dërguar nê Qendrën Emergjente në Ferizaj për ndihmë mjekësore”.

“Njësia e Hetimeve të Aksidenteve ka dalë në vendin e aksidentit dhe po e heton rastin mbi shkaqet e aksidentit”, ka thënë Veseli. / Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.