Dy të lënduar nga aksidenti në Veternik, tri vetura të përfshira NULL NULL 14.06.2025 22:50 14.06.2025 22:50 Dy persona janë lënduar si pasojë e aksidentit në Veternik. Klankosova.tv ka raportuar vazhdimisht për rastin, ku shkak i aksidentit janë shkaktuar kolona në dalje të Prishtinës. Zëdhënësja e policisë për Prishtinën, Flora Ahmeti, tha se ishin të përfshira tri vetura. “Sot rreth orës 21:45 kemi pranuar informatën se në Veternik, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete”. “Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Ahmeti *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Gucati: Specialja u themelua krejt për diçka tjetër, jo për marifetet që po bëhen atje – s’i besojmë 2 orë më parë