Dy të lënduar nga aksidenti në Sllovi të Lipjanit NULL NULL 26.06.2025 20:47 26.06.2025 20:47 Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në Sllovi të Lipjanit. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Sot rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në fshatin Sllovi të Lipjanit, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona”, tha Ahmeti, njofton Klankosova.tv. Zyrtarja policore tha se në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete dhe me rastin po merret njësiti i trafikut. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.