Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dy super ndeshje nga basketbolli kosovar, transmetohen në Artmotion

NULL NULL
nga Arbon Flugaj 18.03.2021 08:54

Mesjava do të vijë me xhiron e 24-të të Superligës së Kosovës në basketboll, shumë takime interesante dhe atraktive të vlefshme si në luftën për titull ashtu edhe në atë për mbijetesë do të vijnë live dhe ekskluzivisht në platformën më të dashur dhe të shikuar, Artmotion.

16:00                                     G. E YLLI – TREPÇA                                            ART SPORT 1

Padyshim mund të thuhet se kjo do jetë sfida më e rëndësishme për të dy këto skuadra në këtë sezon të elitës së basketbollit kosovar. Vëllaznimi pret në “Shani Nushi” një rival të fortë në luftën për mbijetësë si Bashkimi, kjo ndeshje luhet të mërkurën me fillim nga ora 16:00 live dhe ekskluzivisht në Art Sport 1.

Kjo përballje mes tyre ka rëndësi tejet të madhe, kjo edhe për faktin se me një fitore Bashkimi do të ishtë shumë afër që ta siguronte edhe matematikisht mbijetesën teksa Vëllaznimi do të ngecnin në pozitën e fundit tabelore me gati të gjitha gjasat e shuara.

Pas 23 ndeshjeve të luajtura, Bashkimi mbanë pozitën e pestë në tabelë me 10 fitore dhe 13 disfata, teksa në anën tjetër gjakovarët e Vëllaznimit janë në vendin e fundit me vetëm 7 fitore dhe 16 humbje.

Vëllaznimi, 5-shja e mundshme startuese:

Emogbo, Kendly, Nichols, Shestani, Shehu

Bashkimi, 5-shja e mundshme startuese:

Lutete, Oleka, Biraj, Mala, Latkoviç

18:00                     PEJA – PONTE PRIZRENI                                                                ART SPORT 1

Sigal Prishtina që u rikthye tek fitoret në ndeshjen e fundjavës së kaluar kundër rivalit historik Trepçës tani do të ketë punë me një prej skuadrave favorite për titull në këtë edicion, Rahovecit. Kjo përballje mes tyre luhet të mërkurën me fillim nga ora 18:00 dhe transmetohet drejtpërdrejt në Art Sport 1.

Kjo ndeshje interesante mes tyre konsiderohet si një nga më të mirat në letër në këtë fazë të fundit kampionale të Superligës së basketbollit, kjo edhe për faktin se një fitore eventuale do e stabilizonte mjaftë shumë pozitën e kryeqytetasëve në renditje teksa në anën tjetër do të vërtetonte se “vreshtarët” e kanë me shumë seriozitet objektivin titull.

Në 23 ndeshje të luajtura deri më tani, Rahoveci mbanë pozitën e tretë me 14 fitore dhe 9 ndeshje të humbura e nga ana tjetër Prishtina janë në vendin e gjashtë tabelor me ecuri krejt të kundërt prej 9 fitoreve dhe 14 disfatave.

Sigal Prishtina, 5-shja e mundshme startuese:

Johnson, Azemi, Rugova, Lekndreaj, Mack

Rahoveci, 5-shja e mundshme startuese:

Davis, Morina, Veseli, Qallaku, Ikpeze

lajme të ngjashme