Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dy shtetet “shoqe” të vetmet të përjashtuara nga Evropianet për shkak të luftërave

NULL NULL
18.06.2025 19:22

Që nga themelimi i Kampionatit Evropian në vitin 1960, UEFA-ja është detyruar të përjashtojë dy shtete nga turneu për shkak të rrethanave politike dhe konflikteve të armatosura.

Pavarësisht që Kampionati Evropian është një nga arritjet më të mëdha që një lojtar mund të ketë me kombëtaren e tij, disa shtete nuk kanë pasur mundësinë të garojnë për këtë trofe.

Përjashtimi i parë i madh ndodhi në vitin 1992, kur Jugosllavia u përjashtua vetëm 10 ditë para fillimit të Euro 1992 për shkak të luftërave dhe sanksioneve të Kombeve të Bashkuara ndaj tyre.

Vendin e tyre e zuri Danimarka, e cila përfundimisht e fitoi turneun në mënyrë të pabesueshme, duke mposhtur Gjermaninë 2:0 në finale.

Në shkurt të vitit 2022, UEFA dhe FIFA vendosën të pezullonin përfaqësuesen ruse dhe të gjitha klubeve ruse nga garat ndërkombëtare, si përgjigje ndaj pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia.

Pavarësisht apelimit nga ana e Rusisë, Gjykata e Arbitrazhit për Sport e rrëzoi kërkesën, duke konfirmuar vlefshmërinë e pezullimit. Rusia nuk mori pjesë në kualifikimet për Euro 2024 dhe mbetet e pezulluar edhe për Euro 2028 nëse situata nuk ndryshon.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.