Dy raste të dhunimit raportohen në një ditë në Malishevë dhe Gjakovë NULL NULL 24.04.2025 09:27 24.04.2025 09:27 Foto ilustruese Dy raste të dhunimit janë raportuar në qytetet e Malishevës dhe Gjakovës. Të dy rastet përfshijnë viktima gra dhe janë nën hetim nga autoritetet. Rasti i parë është raportuar në Malishevë rreth orës 12:00, ku një person dyshohet se ka kryer dhunim ndaj një gruaje. Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor, ndërsa i dyshuari ndodhet në kërkim policor. Rasti po trajtohet nga njësitë hetimore përkatëse. Rasti i dytë është raportuar në Gjakovë rreth orës 19:00, ku gjithashtu një grua ka raportuar se është dhunuar nga një person i dyshuar. Policia është duke hetuar edhe këtë rast. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo informacion që mund të ndihmojë në identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve.