Dy qytetarë në Rahovec dorëzojnë në polici rreth 2 mijë euro që i gjetën në rrugë NULL NULL 02.10.2025 17:08 02.10.2025 17:08 wallet lying on the floor Dy qytetarë në Rahovec kanë dorëzuar në polici 1 mijë e 950 euro të cilat i gjetën në rrugën “Sheh Mihedini” në Rahovec. Në njoftimin e policisë thuhet se të hollat e dorëzuara më pas iu janë kthyer pronarit, i cili po ashtu ishte paraqitur në stacionin policor dhe kishte raportuar humbjen e tyre. “Më datë 1 tetor 2025, rreth orës 13:30, në Stacionin Policor në Rahovec janë paraqitur dy qytetarë, të cilët kishin gjetur një shumë të hollash në rrugën “Sheh Mihedini” – Rahovec. Personi I.Sharku ka dorëzuar shumën prej 1000 euro,ndërsa personi H.Haxhimustafa ka dorëzuar shumën prej 950 euro ,në total nga të dy qytetarët gjithsej janë dorëzuar 1950 euro”. “Të hollat e dorëzuara më pas iu janë kthyer pronarit, i cili po ashtu ishte paraqitur në stacionin policor dhe kishte raportuar humbjen e tyre. Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunim dhe e vlerëson lartë gjestin e tyre human”, thuhet tutje në njoftim./Klankosova.tv