Dy punonjës lëndohen nga rënia e tavanit të Zyrës për Punësim në Lipjan NULL NULL 16.04.2025 13:46 16.04.2025 13:46 Dy punonjës dyshohet se janë lënduar në Zyrën për Punësim në qytetin e Lipjanit, të mërkurën. Klan Kosova ka mësuar se personat në fjalë janë lënduar si pasojë e rënies së tavanit të zyrës së lartcekur. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet emergjente të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan. Klankosova.tv ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe është në pritje të një përgjigje zyrtare për rastin në fjalë. /Klankosova.tv