Dy punëtorë bien nga lartësia e një shtëpie, marrin lëndime të rënda NULL NULL 22.02.2023 09:58 22.02.2023 09:58 Dy punëtorë kanë rënë nga lartësia e një shtëpie derisa ishin duke punuar në rrugën “Afrim Bytyqi” në Prizren. Të dy kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe janë duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit, njofton Klankosova.tv. “Rruga “Afrim Bytyqi”, Prizren 21.02.2023 – 08:40. Raportohet se dy viktimat meshkuj kosovarë, derisa ishin duke punuar në një shtëpi private, janë rrëzuar nga një lartësi rreth 1.5 metra dhe si pasojë njëri nga viktimat ka pësuar frakturë në këmbë ndërsa tjetri nga një armaturë ka pësuar lëndime në abdomen. Të lënduarit janë duke u trajtuar në spitalin e Prizrenit. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ekonomi Bislimi: Për moszbatimin e Udhërrëfyesit për Energjinë, një pjesë të fajit e ka Brukseli 2 months