Dy pjepra ‘Yubari’ në ankand arrjnë vlerën prej gati 25,000 dollarëve NULL NULL 31.05.2021 21:05 31.05.2021 21:05 Pjeprat ‘Yubari’ kanë arritur vlerën prej 2.7 milionë jen (gati 25,000 dollarë) në një ankand tradicional, që shënon edhe fillimin e sezonit në ishullin Hokkaido të Japonisë. Sipas organizatorëve të ankandit, ky çmim ishte 22 herë më i lartë se çmimi i vitit të kaluar. Në përmasa të ngjashme me një pjepër, pjeprat ‘Yubari’ me mish portokalli janë të njohur për cilësinë e tyre të lartë dhe shijen e ëmbël, raporton agjensia e lajmeve dpa. Vitin e kaluar, disa pjepra ishin shitur për 120,000 jen – një pjesë e asaj që arrihet normalisht në fillim të sezonit. Çmimi ishte i volitshëm për shkak të krizës së koronavirusit, njofton Khaleejtimes, transmeton Klankosova.tv Frutat rriten në kushte jashtëzakonisht të vështira në dimrin e ashpër në Hokkaido dhe janë krenaria e rajonit. Të korrat fillojnë në maj dhe zgjasin deri në gusht. Në tregtinë normale, një pjepër i tillë kushton disa mijë jen, që është një shumë akoma më e madhe. Sipas raporteve të mediave lokale, këtë herë një prodhues i ushqimit për fëmijë, pagoi çmimin më të lartë. Shefi i ndërmarrjes së ushqimit për fëmijë u citua të thoshte se kohët ishin të vështira për shkak të pandemisë së koronavirusit.