Dy persona u sulmuan fizikisht nga punëtorë të një lokali në “Rrugën B” NULL NULL 29.09.2022 09:11 29.09.2022 09:11 rrahje Dy burra nga Prishtina kanë pranuar dje tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, kjo pasi në “Rrugën B” janë sulmuar fizikisht nga dy punëtorë të një lokali. Në raportin e policisë thuhet se është arritur të arrestohet njëri nga të dyshuarit dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati.