Dy përballje të zjarrta na presin sot në basketbollin e Kosovës NULL NULL 07.02.2026 11:00 07.02.2026 11:00 Foto ilustruese Në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë, skuadra nga kryeqyteti Bora, sonte e pret liderin e tabelës së ProCredit Superligës së Kosovës në Basketboll, Trepçën. Ndeshja zhvillohet nga ora 17:00, dhe transmetohet në kanalet sportive të platformës më të pasur televizive në vend, Artmotion. Gjithashtu, ndeshje tjetër e zjarrtë na pret në Suharekë. Në palestrën “13 Qershori”, nga ora 19:30 do të përballen Golden Eagle Ylli dhe Bashkimi. Edhe ky ballafaqim transmetohet ekskluzivisht në kanalet sportive të Artmotion. /Klankosova.tv