Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dy pacientë me koronavirus në gjendje kritike

NULL NULL
28.04.2020 10:27

Dy pacientë me Covid-19 janë në gjendje kritike shëndetësore dhe aktualisht janë në mjekim intensiv duke u trajtuar në Klinikën Infektive në QKUK.

Shërbimi Spitalor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, fillimisht kishin njoftuar për një pacient në gjendje të rëndë si pasojë e Covid-19, përcjellë Klan Kosova.

Megjithatë raportit iu shtua edhe një rast tjetër pasi Dr. Nderim Hasani, mjek kujdestar i Klinikës Infektive, njoftoi përmes një komenti në facebook, se në mjekim intenziv janë dy raste me Covid-19.

Në këtë klinikë, janë duke u hospitalizuar 50 raste me koronavirus ndërsa 40 prej tyre janë në gjendje stabile.

8 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Gjithashtu bëhet e ditur që sot nga klinika lirohen 6 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid-19.

lajme të ngjashme