Dy nga tre kosovarët që vdiqën tragjikisht në Vjenë varrosen sot NULL NULL 21.03.2026 09:57 21.03.2026 09:57 Pajtim Bajrami dhe Asllan Musliu, dy nga tre shtetasit e Kosovës që vdiqën tragjikisht në vendin e tyre të punës në Vjenë të Austrisë më 17 mars, do të varrosen sot në vendlindje. Familjarët kanë njoftuar se Pajtim Bajrami do të varroset në ora 16:00 në varrezat e familjes Bajrami, transmeton Klankosova.tv. Ndërsa bëhet e ditur se Asllan Musliu do të varroset në varrezat e qytetit të Prizrenit. Bashkë me ta vdiq edhe Istref Zekaj nga Istogu, mirëpo familjarët nuk e kanë bërë të ditur kohën e varrimit të të ndjerit. Ambasada e Kosovës në Austri kishte njoftuar të premten se dje trupat e tyre ishin nisur për në Kosovë. Nga kjo tragjedi vdiq edhe një person tjetër, identiteti i të cilit ende nuk është konfirmuar.