Dy nga të lënduarit nga shpërthimi i bombolës në Kumanovë kanë djegje në 90 përqind të trupit NULL NULL 23.02.2020 16:08 23.02.2020 16:08 Katër persona kanë mbërritur në Qendrën Urgjente Kirurgjikale në Maqedoninë e Veriut, pas lëndimeve që kanë marrë nga shpërthimi i bombolës që ndodhi sot në Rramanli. Dy prej tyre janë në gjendje të rëndë, shpjegon drejtor i Qendrës Urgjente Kirurgjikale, Arben Lleshi. Ndërsa në mesin e te lënduarve është edhe një grua shtatzëne, e cila është shtruar tek 8 shtatori, por është ne gjendje me te mire, te 8 shtatori është edhe një fëmijë 10-vjeçar. “Në Qendrën Urgjente Kirurgjikale sot rreth orës 11, kanë mbërritur katër të lënduar dhe atë si pasojë e djegies. Nga të katër të lënduarit, dy prej tyre tashmë janë hospitalizuar pranë njësisë për mjekim intensiv pranë Klinikës për traumatologji, ortopedi anestezion. Ndërsa, dy të tjerët qe janë më lehtë të lënduar, janë hospitalizuar në Klinikën e Kirurgjisë Plastike. Dy të të lënduarit që janë në njësinë për mjekim intensiv janë me djegie mbi 90% të sipërfaqes trupore që për fat te keq është inkomoatibile me jetën dhe njëri preu tyre tashmë është në aparat për frymëmarrje artificiale”, deklaroi Arben Lleshi- drejtor i Qendrës Urgjente Kirurgjikale. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Sekretari i Thesarit amerikan, Muskut: Fokusohu te kompanitë e tua, jo në politikë 33 minuta më parë
Kosova Ramadani: Kërcënimi me bombë dhe shpërthimi në Ibër-Lepenc të zbardhen me shpejtësi 44 minuta më parë