Dy ndeshje interesante të LA Ligas të shtunën direkt në Artmotion NULL NULL nga Arbon Flugaj 11.09.2021 14:52 nga Arbon Flugaj 11.09.2021 14:52 LA Liga do të hap javën e saj të katërt me ndeshje interesante dhe mjaftë të rivalizuara e me futboll të bukur, të cilat do të vijnë tek shikuesit kosovarë përmes platformës Artmotion dhe kanaleve, Art Sport. Ndeshja mes Levantes dhe Rayo Vallecanos hap javën duke filluar nga ora 18:30. Kjo përballje vjen drejtpërdrejt në Art Sport 1 teksa do të komentohet nga Valon Krasniqi. Rayo Vallecano ka një fitore dhe dy humbje në këtë start kampional teksa bartë pozitën e 10-të në tabelë kurse nga ana tjetër skuadra e Levantes është e 13-ta me dy barazime dhe një ndeshje të humbur. Nga ora 21:00 do të jetë në transmetim edhe dueli tjetër shumë interesant mes dy skuadrave që nuk dinë për humbje, Athletic Bilbaos dhe Mallorcas. Kjo ndeshje do të jetë në transmetim të drejtpërdrejt në Art Sport 2 nën komentimin e Emanuell Sylës. Mallorca po luan futboll fantastik andaj mund të kërkojë edhe befasinë në “San Mames” përballë baskëve që po paraqiten mirë në mbrojtje të Athletic Bilbaos. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.