Dy muaj pasi e la burrin përmes Instagramit, princesha e Dubait e lanson parfumin me emrin “Divorc” NULL NULL 11.09.2024 15:07 11.09.2024 15:07 Princesha e Dubait, Sheikha Mahra Bint Mohammed Bin Rashid Al Maktoum ka lansuar një aromë të re të parfumit të quajtur “Divorce” tetë javë pas ndarjes nga burri i saj, për të cilin ajo pretendoi se ishte “i zënë me shokët”. 30-vjeçarja zbuloi parfumin në një postim në Instagram, i cili shpejt arriti shumë klikime dhe lavdërime nga feministët, transmeton Klankosova.tv. Postimi i Mahras shkaktoi valë tronditëse në të gjithë Emiratet e Bashkuara Arabe, me shumë njerëz që fillimisht besuan se llogaria e familjes mbretërore në Instagram ishte hakuar. Princesha e Dubait njoftoi divorcin tronditës në Instagram. Çifti ishte i martuar për vetëm një vit dhe kanë një vajzë katërmuajshe. Mahra është vajza e sundimtarit të Dubait dhe kryeministrit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammed bin Rashid Al Maktoum.