Dy medalje për Kosovën në Kampionatin Evropian të boksit NULL NULL 19.04.2022 08:05 19.04.2022 08:05 Dorëzat e boksit fotoilustrim Dy medalje të bronzta kanë arritur që t’i sigurojnë boksierët kosovarë Taulant Jakupi dhe Donat Syla. Jakupi dhe Syla patën paraqitje mjaft të mira në kampionat. Në çerekfinale në luftë për medalje në kategorinë 86 kilogramë Taulant Jakupi boksoi kundër boksierit nga Armenia Aleksanyan Aghvan ku korri fitore dhe siguroi medaljen e bronztë dhe më datën 20 prill i njëjti do të boksojë për t’u kualifikuar në finale. Po ashtu medaljen e bronztë e siguroi në kategorinë 92 kilogramë Donat Syla i cili në çerekfinale mundi boksierin nga Moldavia Cojocari Daniel dhe u kualifikua për në gjysmëfinale. Nga ana tjetër, boksierja Alnera Brahimi humbi në të tetën e finalës kundër boksieres nga Hungaria Kovacs Nikolett, njofton Federata e Boksit të Kosovës përcjell Klankosova.tv.