Dy kosovarë shpëtojnë mrekullisht pas një aksidenti të rëndë në Thumanë NULL NULL 13.10.2023 10:44 13.10.2023 10:44 Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e së premtes në aksin Fushë Krujë-Thumanë. Një automjet, i drejtuar nga një shqiptar i Kosovës, është përplasur me rrethrrotullimin e Thumanës. Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi si edhe pasagjeri, gjithashtu shqiptar i Kosovës. Dy të lënduarit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ekspertët po punojnë për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit. /abcnews