Dy komisione parlamentare mblidhen sot NULL NULL 10.04.2026 07:45 10.04.2026 07:45 Kuvendi i Kosovës do të jetë sot vend i dy mbledhjeve të komisioneve parlamentare, ku pritet të diskutohen çështje që lidhen me punën dhe funksionimin institucional. Fillimisht, në orën 09:30, do të mblidhet Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë. Në këtë takim, anëtarët e komisionit do të shqyrtojnë dhe pritet të miratojnë draft-planin e punës për sesionin pranveror të vitit 2026. Mbledhja do të zhvillohet në sallën N-10, transmeton Klankosova.tv. Ndërkohë, në orën 12:00, është paraparë të mbahet edhe mbledhja e Komisionit Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të KPM-së. Ky takim do të zhvillohet në sallën N-225 të Kuvendit.