Dy javë qëndroi në hotel, 16-vjeçari s’pagoi asnjë euro (VIDEO) NULL NULL nga Arbëresha Fazliu 11.01.2023 20:37 nga Arbëresha Fazliu 11.01.2023 20:37 Të martën, një 16-vjeçar është arrestuar në Prizren nën dyshimin se ka mashtruar pronarin e një hoteli, duke mos paguar qëndrimin në të. Vlera e dëmit është 1,600 euro. Sipas Albert Gjonajt, pronar i hotelit i cili gjendet në qendër të Prizrenit, i dyshuari ka qëndruar për dy javë të plota në një nga dhomat më të mira të hotelit, ka ngrënë e ka pirë dhe ka marrë para kesh nga ai, dhe në fund është larguar pa paguar.