Dy grave u vidhen sendet personale në varrezat e qytetit të Pejës (VIDEO) NULL NULL 23.06.2025 07:35 23.06.2025 07:35 Varrezat e qytetit në Pejë - Foto ilustruese Gazetari korrespodent,Valdrin Daci për emisionin “Ora Shtatë” bëri të ditur se gjatë ditë së shtunë ka ndodhur një vjedhje në varrezat e qytetit të Pejës. Sipas Dacit, dy gra kanë hyrë me veturë në oborrin e varrezave për të vizituar varret e familjarëve, derisa kur janë kthyer, sipas Dacit viktimat kanë hasur në automjet të thyer dhe gjërat personale të vjedhura, transmeton Klankosova.tv. “Kanë shkuar për ta vizituar varrin e një familjari, derisa kur janë kthyer në vendin ku e kanë lënë veturën, e kanë parë që është cak i hajdutëve dhe ishte e thyer, ku iu kishin marr edhe gjërat personale”, u shpreh Daci. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.