Dy filma kosovarë në garë për ”European Film Awards” NULL NULL 09.09.2015 13:03 09.09.2015 13:03 Për herë të parë në garën e edicionit të 28-të, të ”European Film Awards”, vendi ynë merr pjesë me dy filma të propozuar kosovar. Në mesin e 52 filmave të nominuar për garë në këtë edicion janë filmi ‘’Babai’’ me skenar dhe regji nga Visar Morina dhe filmi ‘’Tri dritare dhe një varje’’ me skenar të Zymber Kelmendit dhe nën regji nga Isa Qosja, njofton Qendra Kinematografike e Kosovës. Mbi 3,000 anëtarë të Akademisë Europiane të Filmit do të votojnë për nominimet në kategoritë e filmit europian, regji, aktor, aktore dhe skenaristë të shumtë, përcjellë Klan Kosova. Ndërkaq të nominuarit do të shpallen më 7 nëntor në Festivalin e Filmit Europian në Sevilje të Spanjës, duke u përzgjedhur kështu nga juria po 7 anëtarëshe. Ceremonia e edicionit të 28-të ”European Film Awards” do të mbahet më 12 dhjetor në Berlin të Gjermanisë.