Dy aksidente në rrugën Fushë-Kosovë – Prishtinë NULL NULL 19.03.2025 00:50 19.03.2025 00:50 Dy aksidente kanë ndodhur në orët e vona të së martës, njofton Klan Kosova. Në dy raste të ndara por fare pranë njëri-tjetrit, aksidentet kanë ndodhur midis dy veturave në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë. Nuk dihet nëse ka të lënduar nga këto dy aksidente, por njësitet policore janë parë të vendin e ngjarjes. Klankosova.tv ka provuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës dhe është në pritje të një përgjigje për informata zyrtare.