Dy aksidente në rrugën Prishtinë-Pejë, tre të lënduar NULL NULL 20.04.2025 22:58 20.04.2025 22:58 Dy aksidente kanë ndodhur sonte në rrugën Prishtinë – Pejë. Si pasojë e këtyre dy aksidenteve, tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Detaje për dyja aksidente për Klankosova.tv ka dhënë zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha. Hoxha bëri me dije se aksidenti i parë ka ndodhur në fshatin Vragoli rreth orës 22:10. “Në këtë aksident të përfshira ishin dy automjete, me ç’rast janë lënduar dy persona”, tha Hoxha. Ai theksoi se rasti tjetër ka ndodhur po në këtë fshat rreth orës 22:25. “Katër automjete ishin të përfshira, një person i lënduar”,deklaroi ai. Zëdhënës i policisë shtoi se në dyja rastet është përgjigjur Njësia për Kontroll në Autostradë. “Policia është marrë me këto raste të aksidenteve dhe hetimet lidhur me shkaktarët e këtyre aksidenteve janë në proces nga njësitet kompetente policore”, tha Hoxha për Klankosova.tv.