Dy aksidente brenda gjysmë ore në Prizren NULL NULL 01.07.2025 19:36 01.07.2025 19:36 Foto ilustruese Dy aksidente trafiku kanë ndodhur në dy vende të ndryshme në Prizren brenda gjysmë ore. “Sot rreth orës 16:05 në rrugën Rrustë Kabashi (lagja Dardani-ish Jaglenica) ka ndodh një aksident trafiku – vetëaksident, (një veturë ka goditur një shtyllë elektrike) ku si rezultat janë shkaktuar dëme materiale në veturë, por dëme materiale ka pësuar edhe shtylla. Lëndime nuk ka pësuar asnjë person. Njësitë relevante policore iu kanë përgjigjur rastit dhe janë marr me rastin”, ka thënë për Klankosova.tv, togeri Tahir Kabashi nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Prizren. “Sot gjithashtu ka ndodhur një aksident tjetër trafiku në po të njëjtën rrugë: Rreth orës 16:30 në rrugën Rrustë Kabashi (lagja Dardani-ish Jaglenica) ka ndodh një aksident trafiku – vetëaksident. Gjatë levizjes së automjetit, drejtuesi i mjetit humb kontrollin mbi automjetin e tij dhe godet një veturë tjetëe të parkuar në një parking afër rrugës”. “Si rezultat i aksidentit janë shkaktuar dëme materiale në të dy veturat deri sa lëndime ka pësuar edhe drejtuesi i automjetit i cili ka shkakruar aksidentin. Personi i lënduar ka pranuar tretmanin mjeksor. Njësitë relevante policore iu kanë përgjigjur rastit dhe janë marr me rastin”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.